Loading…

Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi dhe të tjetër kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

  • 14/10/2021 | 18:07

Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi dhe të tjetër kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.


Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradainaj dhe Hyni Gucati të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të diele.

Lajmi për Gazetën Express është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 korriku deri më 18 gusht, kemi pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualish po mbahen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.”, ka thënë ai

Elezi ka theksuar se pjesëmarrja në votim përmes postës e një votuesi nga jashtë vendit mund të dihet në një fazë të mëvonshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë