Loading…

Thaçi, Zaevit: Të siguroj që ndryshimi i kufijve në Kosovë nuk prek ata të Maqedonisë

  • 12/09/2018 | 13:34

Thaçi, Zaevit: Të siguroj që ndryshimi i kufijve në Kosovë nuk prek ata të Maqedonisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në një vizitë në Maqedoni.


Thaçi është takuar me kryeministrin e këtij vendi, Zoran Zaev, transmeton gazetametro.net

Ndër të tjerash, Thaçi u përkujdes që ta siguronte kryeministrin maqedonas se ‘’korrigjimi i kufijve’’ nuk prej Maqedoninë.

“Nuk do të jetë e lehtë të arrihet një marrëveshje historike përfundimtare e paqes që nënkupton njohjen reciproke Kosovë- Serbi. Është rruga e vetme që Kosova të ecë drejt perspektivës euro- atlantike por edhe Serbia drejt perspektivës europiane”, tha Thaçi në një konferencë për shtyp.

“Marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur, me plot vështirësi, plot pengesa, por është më mirë ta arrijmë tash këtë marrëveshje se sa pas një apo dy dekadave. Ne nuk kemi të drejtë ta mbajmë peng të ardhmen e gjeneratave të reja kështu që do të bëjmë përpjekje maksimale ta arrijmë marrëveshjen historike me Serbinë”, shtoi ai.

“Nuk do të ketë zgjidhje të vijave etnike. Çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë marrëveshje me të cilën ju do të ndiheni komodë, do të ndiheni mirë. Nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje që cenon miqtë tanë, as Maqedoninë, as Shqipërinë, asnjë shtet tjetër”, tha Thaçi. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë