Loading…

Thaçi zbulon faktet se si Sali Berisha takohej me Milosevicin dhe Gligorovin gjatë luftës në Kosovë

  • 23/10/2019 | 12:12

Thaçi zbulon faktet se si Sali Berisha takohej me Milosevicin dhe Gligorovin gjatë luftës në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar në një rrëfim për Top-Channel se ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha ishte takuar me kriminelin që kreu gjenocid në Kosovë, Slobodan Milosevic, transmeton Gazeta Metro.


Thaçi ka thënë se arsyeja e vrasjes së Remzi Hoxhës ishte pasi kishte një video-incizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe kriminelin Milosevic në Ohër.

Këtë video e kishte edhe Azem Hajdari dhe Ali Uka, ku më pas ishin vrarë.

“Sipas Ali Ukës që fliste hapur në atë kohë me mua, arsyeja e vrasjes ishte ajo se Remzi Hoxha kishte arritur të siguronte një dëshmi, video-incizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe Slobodan MIlloshevicit dhe Gligorovit në Ohër. Mendoj se dy njerëz e kanë pasur atë video, Azem Hajdari dhe Ali Uka, asnjëri prej tyre nuk jeton, dhe këtë mund ta thotë vetëm Sali Berisha se ku ndodhet”, tregon Thaçi.

“Sipas Aliut dhe dëshmisë që kishte siguruar në atë periudhë kishin diskutuar dy çështje apo vendosur, e para ishte marrëveshja trepalëshe mes Berishës, Milloshevicit dhe Gligorovit për marrëveshjen e kontrabandës, marrëveshja e dytë ishte bilaterale mes Sali Berishës dhe Milloshevicit shitblerja e armëve nga Shqipëria për Jugosllavinë për t’i furnizuar njësitet ushtarake dhe paraushtarake në Kroaci dhe në Bosnje, por edhe njësitet tjera që qëndronin të gatshme për të kryer spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë, gjë që ndodhi”, thotë Thaçi.

Për më tepër ju mund të shikoni dokumentarin e më poshtëm ku tregon takimin e Berishës me Milosevicin./gazetametro.net

.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë