Presidenti i vendi Hashim Thaçi e ka vlerësuar si lajm të mirë lirimin e Ramush Haradinajt pak çaste më parë nga gjykata franceze, ku kreu i AAK’së po mbahej që nga muaji janar nën akuzën e Serbisë për krime lufte.
“Vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën”, ka shkruar Thaçi, përcjell gazetametro.net
Thaçi ka shtuar se “edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike”. /gazetametro.net