Loading…

Thaçit mund t’i kushtojë turneu nëpër shkolla

  • 25/05/2017 | 20:45

Thaçit mund t’i kushtojë turneu nëpër shkolla

LDK-së e “Vetëvendosjes” nuk u ka pëlqyer njoftimi se Presidenti Thaçi do të nisë vizitimin e shkollave.


Presidenti Hashim Thaçi përmes një komunikate për media ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të vizitojë disa shkolla nëpër vende të ndryshme në Kosovë në prag të përfundimit të procesit mësimorë 2016/17.

“Qëllimi i këtyre takimeve me mësimdhënës dhe nxënës është shprehja e mbështetjes për nevojën e përmirësimit të cilësisë së arsimit në nivel të Kosovës dhe shprehje e mirënjohjes për të arriturat e nxënësve dhe arsimtarëve në realizimin e programeve arsimore”, thuhet në komunikatën e lëshuar sot gjatë ditës nga zyra e Presidentit të vendit.

Por përfaqësuesit të LDK-së dhe “Vetëvendosjes” një nismë të tillë e kanë konsideruar të jashtëligjshme dhe kanë thënë se do përcjellin atë që do të bëjë Thaçi.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Arben Gashi tha për KALLXO.com se një nismë e tillë është e paarsyeshme dhe gabim.

“Është shkelje e ligjit dhe Kushtetutës, zoti Thaçi nuk guxon me u përzi në aktivitete politike. Në këtë situatë delikate është e paarsyeshme me dalë në terren. Mendoj që është gabim sjellja e tij në këtë rast”, tha shkurtimisht Gashi për KALLXO.com.

Ndërsa Aida Dërguti nga “Vetëvendosje” tha se ky subjekt do ta shohë se çfarë u thotë Thaçi atyre me të cilët do të takohet.

“Nëse tash në kohën e zgjedhjeve, ky (Hashim Thaçi) ndërmerr një hap të tillë në fund të vitit shkollor, që po shihet qartë se është në funksion të koalicionit dhe është shumë me rëndësi të shohim se çfarë do të flasë me ata njerëz”, tha Dërguti.

Ajo deklaroi se nëse Thaçi bën fushatë politike, do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Në rastin e parë që do të shohim ndonjë indikacion apo fakt që ai do të bëjë fushatë politike, patjetër që do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha tutje Dërguti për KALLXO.com

Ish kryetari i PDK-së, tani në rolin e Presidentit më 11 maj kishte caktuar 11 qershorin si datë të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Ndërsa aktivitetin e vizitimit të shkollave Thaçi po e nis në prag të fillimit të fushatës zgjedhore dhe rreth 2 javë para se të mbahen zgjedhjet.

Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen me 11 qershor. Këto janë zgjedhje të parakohshme pasi që Kuvendi votoi mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa me datën 10 maj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë