Loading…
Thaçit në Japoni iu konfirmua se Kosova mund të aplikojë për kredi dhe grande japoneze
  • 12/09/2019 | 15:06

Thaçit në Japoni iu konfirmua se Kosova mund të aplikojë për kredi dhe grande japoneze

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Japoni tash e disa ditë, nga ku po thotë se japonezët ka mbështetur Kosovën në shumë fusha, sidomos në ngritjen e kapaciteteve brenda institucioneve dhe në sektorin privat, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi, sot është takuar me Presidentin e JICA’as, Shinichi Kitaoka të cilin e ka falenderuar për qasjen unike që kjo agjenci ka pasur në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, ekonomike dhe kulturore në Kosovë.

“Falënderova Presidentin e JICA-as, Shinichi Kitaoka për qasjen unike që kjo Agjenci ka pasur në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, ekonomike dhe kulturore në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) ka mbështetur Kosovën në shumë fusha, sidomos në ngritjen e kapaciteteve brenda institucioneve dhe në sektorin privat. Falënderova Presidentin e JICA-as, Shinichi Kitaoka për qasjen unike që kjo Agjenci ka pasur në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, ekonomike dhe kulturore në Kosovë. Në këtë takim u konfirmua mundësia që Kosova të aplikojë për kredi të buta si dhe për grante, të cilat do të lehtësojnë investimet japoneze në Kosovë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë