Loading…

Thaqi: Duam që Rusia të e njohë Kosovën si shtet të pavarur

  • 16/04/2018 | 12:40

Thaqi: Duam që Rusia të e njohë Kosovën si shtet të pavarur

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar që Rusia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe të mos e përdorë veton e saj për anëtarësim në OKB. Thaçi këto komente i ka bërë pas takimit me Kryeministrin bullgar Boyko Borissov i cili po qëndron në Prishtinë, në cilësinë e kryesuesit të BE’së.


Ne duam që Rusia të e njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ne duam të kemi raporte normale me Rusinë dhe nuk jemi armik i asnjë shteti në botë, ka thënë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi, shkruan gazetametro.

Thaqi i pyetur nga gazetarët bullgarë se kur Kosova do të njihet nga Rusia si shtet i pavarur dhe sovran,ai është përgjigjur duke thënë se Kosova nuk është armik i asnjë shteti në botë, dhe se një njohje nga shteti rusë do të ishte ndihmë edhe për Serbinë, përcjell gazetametro.

“Kosova është pjesë e qëndrimit të BE’se dhe SHBA’se . Natyrisht se ne duam dhe punojmë që Rusia ta njohë Kosovën si shtet te pavarur dhe sovran. Njohja e Kosovës nga Rusia do të ishte ndihmë edhe për Serbinë. Neve nuk ka pengon raporti Serbi –Rusi. Ne duam të kemi raporte normale me Rusinë. Nuk jemi armik i asnjë shteti në botë” ka thënë Thaçi.

Thaçi foli edhe për liberalizimin e vizave nga BE, ai tha se Kosova 95 kriteret e kërkuara nga ajo, i ka realizuar në tërësi.

“Tash pas kalimit të demarkacionit, kjo çështje është përmbyllur edhe pas takimit me komisionerin Han dhe Mogherinin. Unë shoh se gjërat po lëvizin në drejtim të duhur, derisa vendimi është në duart e autoritete të BE-së”, ka theksuar ai.

Këto komente ai ka bërë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë