Loading…

Tharja e rrobave brenda: Një gabim që nuk duhet ta përsëritni

  • 11/07/2019 | 11:55

Tharja e rrobave brenda: Një gabim që nuk duhet ta përsëritni

Si rrjedhojë e ditëve me shi, shpesh rrobat që nuk na thahen shpejt në ambientin e jashtëm, i fusim brenda, i thajmë me çfarëdo që kemi mundësi, shkruan Gazeta Metro.


Mirëpo ky zakon është shumë i rrezikshëm për shëndetin e familjarëve tuaj, kjo pasi myku i rrobave të lagura mund të jetë vdekjeprurës. Njerëzit të cilët nuk kanë një sistem të fortë imunitar apo vuajnë nga astma, janë më të rrezikuarit.

Sipas mjekëve avullimi i rrobave që thahen në ambientin e brendshëm rrit lagështinë me 30%, dhe krijon një mjedis të përshtatshëm për mbirjen e sporeve.

Ky avullim në ajër mund të dëmtojë më pak një person me sistem më të fortë imunitar, sepse trupi i tij është imun ndaj infeksioneve, por një person me sistem imunitar të dobët ose me probleme të frymëmarrjes, mund të ketë pasoja të rënda, kollitje të forta, ose dëme fatale për mushkëritë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë