Loading…

‘Thashë hajr i koftë’: Limaj tregon si reagoi kur iu ngrit aktakuza nga Gjykata e Hagës

  • 01/12/2021 | 21:15

‘Thashë hajr i koftë’: Limaj tregon si reagoi kur iu ngrit aktakuza nga Gjykata e Hagës

Fatmir Limaj ka folur për kohën kur i është ngritur aktakuza nga Karla Del Ponte, teksa ka rrëfyer edhe për gjakftohtësinë me të cilën e ka pranuar këtë lajm, shkruan Gazeta Metro. 


Ai ka treguar edhe për personin që ia ka kumtuar lajmin si dhe rrethanat në të cilat ka qenë ai kur ka pranuar këtë lajm.

“Nuk kisha aspak në dijeni. Isha në Slloveni. Në fakt Shaban Buza më ka treguar, gazetari i respektuar dhe profesori i respektuar. Më duket se punonte atëherë në Reuters. Sigurisht për shkak të agjencionit ku ka punuar. Karla Del Ponte ka qenë më duket në vizitë në Mal të zi. dhe nga Podgorica është publikuar. Imagjinoni, nga Mali i Zi është publikuar aktakuza ndaj meje në një konferencë për shtyp. Dhe Buza më thërret dhe me keqardhje më thotë butë, më thotë a keni informacion. Nuk dija asgjë. Më tha më vjen keq, por nga Podgorica është publikuar aktakuza nga Del Ponte. Thashë hajr i koft. Ka qenë informacioni i parë. Nuk ka qenë asnjë sinjal. Asnjë informatë nuk kam pasur.

Ai tutje ka treguar për respektimin e përpiktë të procedurave sllovene që i është dashur të ju nënshtrohet.

“Kanë filluar pastaj kontaktet me Policinë sllovene. Kanë qenë procedura të shtetit të tyre që duhet të respektohen. Dy javë kam qëndruar aty dhe pastaj jam ekstraduar”, tha ai.

Ai tregon se në kohën kur ishte ngritur aktakuza ishte 32 vjec dhe është përballur me akuza shumë të rënda.

“32 vjecar kur ka shkuar në Hagë që të gjykohet për krime”, tha ai.

Dje ishte përvjetori i kthimit të Limajt në Prishtinë ku ishte pritur nga një turmë e madhe e njerëzve pasi u kthye si i pafajshëm nga Haga. / gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë