Kosova të hënën po përjeton një ditë zie për rreshterin shqiptar të Kosovës i cili u vra nga serbët e armatosur të cilët pas vrasjes u barrikaduan në një manastir ortodoks ku pasoi një rrethim i policisë duke rritur tensionet mes dy palëve të cilat po tentojnë të normalizojnë marrëdhëniet mes vete ka shkruajtur gazeta amerikane The Associated Press me bazë në New York për ngjarjet e ditës së djeshme në veriun e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Në të gjitha godinat publike në kryeqytetin e Kosovës flamujt shtetëror kanë qenë në gjysmë shtizë. Në veri të vendit ku jetojnë shumica e minoritetit serb, përkatësisht në katër komunat përreth Mitrovicës, policia është duke patrolluar në kërkim të vrasësve të armatosur të cilët kanë arritur të arratisen nga manastiri.
Rreth tridhjetë persona të armatosur të veshur në uniforma luftuese janë përfshirë në sulm por nuk është e qartë kush janë dhe nga kush përkrahen ata. Prishtina akuzon Beogradin se ajo qëndron pas terroristëve, akuzë kjo që mohohet nga Serbia e cila thotë se ata janë serbë të Kosovës që po protestojnë qeverinë lokale.
Të dielën personat e maskuar dhe të armatosur kanë hapur zjarr në një patroll të policisë rreth orës 3 të mëngjesit në Banjska fshat në Zvecan, duke vrarë kështu Bunjakun dhe duke lënduar një oficer tjetër./gazetametro.net