Xhirimet e sezonit të pestë të serialit të njohur të Netflix, “The Crown” do të fillojnë në korrik të këtij viti, njoftoi “Variety”, transmeton Gazeta Metro.
Në sezonin e ri, aktorët e tjerë do të marrin rolet e familjes mbretërore. Karakterin e Princeshës Diana do ta interpretojë ylli i filmit “Tenet”, Elizabeth Debicky, Princi Charles do ta luaj Dominic West, dhe Mbretëresha Elizabeth II do ta luaj Imelda Stanton. Rolin e Princeshës Margaret do ta marrë Leslie Manville.
Producentët e serialit shpresojnë që situata me pandeminë e koronavirusit në Britaninë e Madhe do të stabilizohet deri në korrik. Por ata sigurisht që planifikojnë të xhirojnë në përputhje me rregullat e rrepta epidemiologjike.
Sezoni i parë i serialit “The Crown” u shfaq premierë në 2016. Deri në vitin 2020, kishte katër sezone në platformën Netflix./gazetametro.net