Bashkimi Europian nuk duhet të dorëzohet nga integrimi i Ballkanit Perëndimor, pasi ky nuk është një rajon humbja e të cilit mund ta përballojë unioni ka shkruar revista britanike, transmeton Gazeta Metro.
“Të flasim drejtë, zgjerimi i BE’së ka vdekur. Qeveritë në të gjithë Ballkanin Perëndimor janë të ofenduara. BE synon të jetë fuqi globale, por po rrezikon të humbë kontrollin në kopshtin e vet” shkruhet në The Economist.
Revista thekson se Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me rastin e përurimit të urës Svilaj javën e klaluar që lidh Kroacinë dhe Bosnje e Hercegonvinës, ka thënë së anëtarësia e Ballkanit Perëndimor në union jo që është vetëm interes i përbashkët, por beson se është edhe fati i ndërlidhur. Megjithatë, fjalët e saj si në Svilaj u ndeshën me realitetin e një jave më vonë, kur në samitin e BE’së dhe Ballkanit Perëndimor në Slloveni, në të cilën mungoi konfirmimi i mundësisë së anëtarësimit të rajonit në një periudhë më të afërt, shkruan e përjavshmja britanike.
Perspektiva reale e anëtarësimit në BE është mjeti kryesor i Brukselit në marrëdhëniet me fqinjët, shkruhet dhe theksohet në raportin e revistës “se në këtë moment të gjitha palët e dinë se kjo është fantazi”.
“Kjo është një problem. Nëse shtysa për sjellje të mirë (të kandidatëve për anëtarsim) hiqet, atëherë nuk as shtysë për të mos u sjellë keq. Shpërthimet e zemërimit në Ballkanin Perëndimor tanimë janë të zakonshme, kur dihet se sa pak mund të jenë humbjet. Ata që nuk kanë pak për të humbur kanë frikë pak. Në Ballkanin Perëndimor shpesh e më shpesh po ndodhin budallallëqe të nëmura” shkruhet në tekst.
The Economist shkruan më tej se edhe diplomatët amerikanë “ ju kujtojnë kolegëve të tyre europianë se jeta do të ishte shumë më e lehtë nëse Ballkani Perëndimor do të ishte fuqishëm në taborin europian, e jo jashtë, ku tani shtete tjera do t’i ofrojnë strehë”.
“Mali i Zi tanimë gjendet në mesin e telasheve me kredinë kineze prej 1 miliardë dollarësh. Serbia është bërë një diplomaci e shkathtë që pranoi nga të gjithë anët vaksina dhe duke i shpërndarë fqinjëve. Presidenti i Francës Emmanuel Macron e sheh Bosnje e Hercegovinën të destabilizimit islamist. Shkurt, ku nuk është një rajon të cilin BE’ja ka llogari ta humbasë” shkruanteThe Economist.
“Pa Poloninë dhe Hungarinë, BE’ja do të kalonte shumë më pak kohë duke u brengosur për pavarësinë e gjyqësorit apo keqpërdorimit të mjeteve brenda unionit. Lehtë është të gjeni diplomatë që thonë se zgjerimi ishte një gabim. Megjithatë, sikur mos të ndodhte ai zgjerim, BE do të mbetej ende me një kufi të jashtëm edhe më problematik. Sikur shtetet anëtare lindore të mbeteshin jashtë klubit, do të mund të ndodhte që të ndiqnin rrugëtimin e shteteve tjera jashtë unionit sikur Ukraina. Përjashtimi nuk është një zgjidhje e lumtur” arsyeton The Economist.
Më tej në revistë argumentohet se Ballkani Perëndimor është prova e radhës së aftësisë diplomatike të
BE’së, që në pamje të parë nuk janë “tema të mëdha dhe globale”, dhe shton se ringjallja e politikës së zgjerimit është pika nga ku duhet unioni të fillojë.
“Një qëndrim politik koherent e i përbashkët për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe fqinjët e tyre do të duhej të ishte i thjeshtë, në krahasim me sfidat që e presin BE. Tani për tani, politika ndaj Kinës, e përcakton atë shtet si partner, konkurrent dhe rival. Në fund do të ju duhet të zgjedhin. Për këtë unioni do të duhej të niste me sfidat më të lehta. Nëse BE synon të jetë fuqi globale, së pari duhet të bëhet një lokale” shkruhet në tekst./gazetametro.net