Loading…
‘The Guardian’: Kosova ndaj Anglisë tregoi se pse po e lartësojnë e gjithë bota
  • 12/09/2019 | 09:34

‘The Guardian’: Kosova ndaj Anglisë tregoi se pse po e lartësojnë e gjithë bota

Gazeta prestigjioze britanike ‘The Guardian’ ka shkruar një artikull për Kosovën, ku është thënë se Kosova në lojën kundër Anglisë, e ka arsyetuar lartësimin që po i bën e gjithë bota, transmeton Gazeta Metro.


Në një shkrim për 10 temat diskutuese të futbollit ndërkombëtar këtë javë, e përditshmja britanike e ka Kosovën temë të parë diskutimi.

Anglia e mundi Kosovën 5:3 të martën në një ndeshje triller kualifikuese për Euro 2020, duke ia ndërprerë ecurinë prej 15 ndeshjeve pa humbje.

Para se ta vizitonte Southamptonin të martën në mbrëmje, Kosova kishte shënuar 10 fitore dhe kishte barazuar pesë herë të tjera në 15 ndeshjet e fundit. Humbjen e fundit e kishte pësuar në tetor të vitit 2017, në një ndeshje kualifikuese kundër Islandës (2:0) për Kupën e Botës 2018.

Ndërkaq edhe Kosova i theu një rekord Anglisë, pasi që 12 vjet ajo nuk kishte pësuar tri gola në një ndeshje.

Shkrimi i ‘The Guardian’ për Kosovën:

Kosova u fut në ndeshje kundër Anglisë e pozicionuar në vendin e dytë në Grupin A dhe si një Kombëtare për të cilën po flisnin të gjithë, përfshirë Gareth Southgate, si kundërshtare e rrezikshme. Nuk u duk tamam kështu pas pjesës së parë pasi nikoqirja po udhëhiqte 5:1, por Kosova doli në pjesën e dytë jo vetëm duke luftuar por e riorganizuar dhe ia futi Anglisë frikën në palcë. Valon Berisha u veçua, duke i shënuar dy gola, por sulmuesi Vedat Muriqi tregoi forcë dhe syhaptësi (pa përmendur këtu pasimin me këmbën e majtë që e ndau mbrojtjen angleze për golin e dytë të Berishës), derisa Bersant Celina i Swansea shtoi dredhi. Mbase, kontributi më i rëndësishëm u dha nga trajneri Bernard Challandes. Kalimi në skemën 4-4-2 nga ai e shtoi dukshëm presionin mbi mbrojtjen e dobët të Anglisë dhe e bëri dallimin në pjesën e dytë, në të cilën Kosova i përmbushi pritjet./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë