Moderatorja sportive shqiptare Eva Murati ka marrë sërish vëmendjen e mediave britanike, këtë herë përmes një artikulli të dedikuar nga tabloidi i njohur The Sun.
Në shkrimin e publikuar, media britanike e cilëson Muratin si “Laura Woods shqiptare”, duke vlerësuar prezencën dhe popullaritetin e saj në skenën sportive evropiane, veçanërisht gjatë mbulimit të kompeticionit të UEFA Champions League.
Artikulli i referohet edhe momenteve të saj nga finalja e Champions League, ku moderatorja shqiptare ndau në rrjetet sociale disa foto dhe përjetime nga atmosfera e ndeshjes më të rëndësishme për klube në Europë. Postimet e saj kanë marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit dhe mediat ndërkombëtare.
Në një prej daljeve të saj publike nga eventi, Murati është parë gjithashtu pranë sulmuesit francez të PSG-së Ousmane Dembélé, çka ka shtuar interesin e mediave dhe fansave në rrjet.
“The Sun” e ka përshkruar Muratin si një nga figurat më të spikatura të ekranit sportiv në Shqipëri, duke theksuar rritjen e saj të vazhdueshme të popullaritetit edhe jashtë vendit.