Loading…

The Weeknd fiton një çmim të rëndësishëm në “Music in Action Award”

  • 24/09/2021 | 12:46

The Weeknd fiton një çmim të rëndësishëm në “Music in Action Award”

Mbrëmjen e së enjtes (23 Shtator) është mbajtur ceremonia e “Music in Action Award” në West Hollywood, Kaliforni.


Ceremonia që u financua nga Black Music Action Coalition (BMAC), ka si qëllim të nderojë muzikantët, drejtuesit e muzikës dhe bizneset muzikore që kanë dhënë kontributet më domethënëse në drejtësinë shoqërore, ndryshimin dhe barazinë gjatë vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, BMAC është një organizatë e formuar për të adresuar racizmin sistemik brenda biznesit të muzikës.

Gjatë mbrëmjes, këngëtarë të ndryshëm janë vlerësuar me çmime, por më të veçantin e ka marrë artisti kanadez The Weeknd dhe H.E.R.

Këngëtari i “Starboy” fitoi çmimin “Quincy Jones Humanitarian Award”, duke u vlerësuar për kontributin e tij në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

31-vjeçari e ka përdorur shpeshherë adresën personale në rrjete sociale për të adresuar problematika të shumta të shoqërisë dhe për të ngritur zërin kundër padrejtësive, ku mund të përmendim aktivizimin e tij në protestën për George Floyd që u vra nga policia amerikane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë