Loading…

Thellë në fashizëm: Rusia ndalon me ligj ‘lëvizjen ndërkombëtare LGBTQ+’, e cilëson si lëvizje ekstremiste

  • 30/11/2023 | 14:31

Thellë në fashizëm: Rusia ndalon me ligj ‘lëvizjen ndërkombëtare LGBTQ+’, e cilëson si lëvizje ekstremiste

Gjykata Supreme e Rusisë të enjten ka ndaluan lëvizjen ndërkombëtare LGBTQ+ dhe aktivizmin për këto kauza, transmeton Gazeta Metro.


Në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë më herët këtë muaj ata thanë se kanë zbuluar shenja të manifestimeve të natyrës ekstremiste nga lëzijet LGBTQ+ që operojnë në Rusi. Në vendimin e saj Gjykata e cilësoi këtë lëvizje si “ekstremiste” dhe e ndaloi atë.

Seanca dëgjimore u zhvillua me dyer të mbyllura. Disa aktivistë kanë potencuar se kjo akuzë ka shënjestruar lëvizjën LGBT ndërkombetarisht por ata u ankuan se nuk janë një entitet i organizuar prandaj Rusia sipas tyre do ta shfrytëzoj këtë për të përndjekur individë apo grupe të cilat ajo i sheh si pjesë e kësaj lëvizje, raporton The Associated Press.

Max Olenichev, një avokat në komunitetin LGBTQ+ ka thënë se Rusia do ta përndjekë qdo iniciativë që cilësohet si pjesë e këtij komuniteti dhe sipas tij qdo person dhe qdo grup është i rrezikuar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë