PDK’ja përmes një deklarate për media, është distancuar nga anëtari i tyre Lirak Çelaj, i cili sonte është mysafir në studion e Debat plusit në RTV Dukagjinit, shkruan Gazeta Metro.
Nga PDK’ja zyrtarisht është njoftuar se Çelaj nuk ka marr miratim nga partia dhe asesi nuk është dërguar për të folur në emër të Partisë Demokratike të Kosovës. Në reagimin nga partia thuhet se Çelaj nuk është dërguar nga partia dhe rrjedhimisht nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare
“Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të bojkotoj RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij. I ftuari i sontëm për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme ”, Lirak Çelaj nuk është dëguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.
Ky është reagimi i plotë:
Sqarim për media
Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të bojkotoj RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij. I ftuari i sotëm për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme ”, Lirak Çelaj nuk është dëguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale.
Duke falendëruar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, PDK mbetet e hapur dhe transparente në shërbim të komunikimit sa më të mirë. Të gjitha ftesat dhe koordinimi bëhen nëpërmjet organeve zyrtare të partisë dhe zyrës për media./gazetametro.net