Loading…

Thellohet skandali i tradhtisë, instruktorja e joga-s kundër Adam Levine: Më tha ‘dua ta kaloj ditën me ty’

  • 21/09/2022 | 22:30

Thellohet skandali i tradhtisë, instruktorja e joga-s kundër Adam Levine: Më tha ‘dua ta kaloj ditën me ty’

Një tjetër grua ka hedhur akuza ndaj këngëtarit Adam Levine. Ish-instruktorja e yogës, Alanna Zabel, që ka punuar me artistin nga viti 2007 deri në 2010 shkroi në rrjete sociale se si ai i kishte dërguar mesazhe flirtuese. “Me vonesë #ExposeAdamLevine,” shkroi instruktorja në postimin e saj.


“Një ditë më dërgoi një mesazh duke më thënë: “Dua ta kaloj ditën lakuriq me ty”, pohoi ajo.

Më tej, instruktorja pretendoi se mesazhi tronditës çoi në një grindje fizike me të dashurin e saj të atëhershëm. Zabel tha se arsyeja pse foli publikisht është se u zhgënjye nga përgjigjja e tij ndaj akuzave për të.

Akuzat e saj vijnë në një kohë kur Levine po kritikohet për mesazhet flirtuese që iu ka dërguar vajzave të tjera ndërsa është martuar me modelen Behati Prinsloo. Akuzuesja e parë, modelja Sumner Stroh, pretendoi se kishte qenë në një lidhje me këngëtarin e hitit “Girls Like You”.

Megjithatë, Levine hodhi poshtë pretendimet e saj, duke lëshuar një deklaratë të martën duke thënë se ai nuk kishte një lidhje, por kapërceu kufirin me mesazhet flirtuese.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë