Loading…

Themelohet Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa

  • 20/11/2023 | 14:28

Themelohet Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Ahmeti ka njoftuar se është themeluar Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa.


Ahmeti theksoi se ky institut ka për qëllim që të jetë në shërbim të zhvillimit të Kosovës në aspektin ekonomik dhe integrues.

“Ju njoftoj se në Prishtinë është themeluar Instituti Hulumtues për Ekonomi dhe Financa (IHEF). Instituti ka qëllim që të jetë në shërbim të zhvillimit të Kosovës në aspektin ekonomik dhe integrues”, shkroi Ahmeti.

“Me eksperiencë të gjatë udhëheqëse në sektorë të rëndësishëm, së fundmi Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, do të drejtoj institutin që të kontribuojë për idetë ekonomike me qëllim zhvillimin ekonomik dhe prosperues të Kosovës”, transmeton Klankosova.tv.

“Kosova si shtet i ri ka nevojë për më shumë ide dhe plane konkrete, të cilat do të jenë një mundësi më e mirë për institucionet qoftë publike apo edhe private”.

“Fushëveprimtaria e Institutit IHEF fokusohet në disa fusha si: Zhvillim ekonomik, social, avokim e lobim, integrime evropiane dhe komunikim”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë