Loading…
Themeluesi i Huawei: Bota nuk mund të jetojë pa ne
  • 19/02/2019 | 12:04

Themeluesi i Huawei: Bota nuk mund të jetojë pa ne

Themeluesi i gjigantit Huawei, Ren Zhengfei ka dënuar përpjekjet politike ‘që ti fusë në listë të zezë’ duke thënë se bota nuk mund të funksionojë pa teknologjinë e tj sepse ata janë më të avancuarit, transmeton Gazeta Metro.


‘SHBA-ja nuk mund të na shtypë’, tha Ren Zhengfei në një intervistë për BBC-në.

Muajin e kaluar, Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti një mori akuzash penale kundër Huawei-t.

Akuzat përfshijnë mashtrimin bankar, pengimin e drejtësisë dhe vjedhje të teknologjisë nga kompania amerikane T-Mobile.

Ren denoi edhe arrestimin e vajzës së tij Meng Wanzhou

Meng, e cila është edhe kryeshefe e financave në Huawei, është arrestuar në Kanada në dhjetor, për, siç është thënë, shmangie të sanksioneve kundër Iranit.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë shprehur shqetësim se Qeveria e Kinës mund ta përdorë teknologjinë e tij për t’i zgjeruar kapacitetet e spiunimit, edhe pse firma këmbëngul se nuk ka kontroll qeveritar.

Huawei është një nga ofruesit më të mëdhenj të pajisjeve dhe shërbimeve të telekomunikimit në botë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë