Loading…
Theresa May deklarohet nesër për Brexit, tregon planin
  • 11/02/2019 | 16:10

Theresa May deklarohet nesër për Brexit, tregon planin

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, do t’i njoftojë nesër deputetët britanikë lidhur me bisedimet e fundit që ka zhvilluar për planin e saj të Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, transmeton Gazeta Metro


May ka vizituar Dublinin dhe Brukselin javën e kaluar, për të biseduar rreth pengesës kryesore: kufirit të dukshëm mes Republikës së Irlandës, që është anëtare e BE-së, dhe Irlandës Veriore

Muajin e kaluar, deputetët britanikë i kanë kërkuar kryeministres May që të gjejë alternativa për shmangien e këtij kufiri.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa marrëveshje me BE-në do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në bllokun evropian.

Në një referendum të vitit 2016 qytetarët britanikë kanë votuar pro Brexi-it./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë