Loading…

Theret me thikë një nxënës në Mitrovicë

  • 02/06/2017 | 09:18

Theret me thikë një nxënës në Mitrovicë

Sot rreth orës 7:30 në mëngjes është therrur me thikë një nxënës në Shkollën e Shipolit në Mitrovicë, por viktima është jashtë rrezikut për jetë.


Lajmin e ka konfirmuar edhe Skender Avdiu, Drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, i cili ka treguar se sulmin e kanë kryer disa huliganë.

“Drejtoresha e shkollës me ka njoftuar se disa huliganë që kanë ardhur prej jashtë në bashkëpunim me dy nxënës, në oborr të shkollës e kanë ther një nxënës  të klasës të nëntë. Sipas informacioneve fillestare, nxënësi nuk është në gjendje të rëndë, ndërsa me sulmuesit është marrë policia”, thotë Avdiu për Veriu.info.

Edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Veriu.info e ka konfirmuar lajmin e incidentit në shkollën “Fazli Grajqevci” në Shipol, duke se një nxënës ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë