Kreu i PDK’së, Kadri Veslei, iu ka bërë thirrje ambasadorëve, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile të jenë prezentë të dielën në Drenas ku do të mbahen raundi i dytë për Kryetar Komune.
Pavarësisht se s’ka pasur probleme në raundin e parë pjesëmarrja e ndërkombëtareve e bën procesin edhe më transparent, ka thënë Veseli.
“Zgjedhjet e lira janë baza e çdo demokracie liberale dhe gjithë ne jemi të obliguar që ta ruajmë atë. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që përpos mbarëvajtjes së zgjedhjeve, të siguroj që ato të jenë të lira, pa ndërhyrje dhe transparente” ka theksuar Veseli./gazetametro.net
“E mirëpresim prezencën tuaj në Drenas më 18 Dhjetor 2016”.