Loading…

Thesari amerikan e fut në sanksione edhe median që e kontrollon Milorad Dodiku

  • 05/01/2022 | 17:53

Thesari amerikan e fut në sanksione edhe median që e kontrollon Milorad Dodiku

Në kuadër të sanksioneve ndaj Milorad Dodikut për korrupsion dhe aktivitete destabilizuese, Thesari amerikan, ka përfshirë edhe televizionin që është në pronësi të një kompanie që kontrollohet nga Dodik, shkruan Gazeta Metro.


Në  komunikatë n zyrtare nga Thesari amerikan thuhet se Televizioni Alternativna (ATV) është në pronë si private të një kompanie e lidhur ngushtë me familjen e Dodikut, i cili personalisht ushtron kontroll mbi të.

Thesari Amerikan tutje thotë se këtë televizion Millorad Dodik e ka financuar me para publike për qëllime korruptive.

“Televizioni Alternativna(ATV) një media me bazë në Banja Lluka, Republika Serbe është në pronësi private të një kompanie e lidhur ngushtë me familjen e Dodik. Megjithatë, Dodik personalisht ushtron kontrollë mbi ATV prapa skenave siç është kërkesa për aprovim të tij mbi storje televiziove që kanë të bëjnë me temat politike. Dodik ka përdorur ATV që me qëllim të shpreh agjendën e tij që përfshin përpjekjet e tij për të denigruar figurat politike, për të pastruar imazhin e tij publik dhe për të avancuar qëllimet dhe e tij personale dhe politike”, thuhet në komunikatën e Thesarit.

“Dodik ka shpërblyer anëtarët e familjes së tij me kontrata direkte që kanë lidhje me ATV të cilin e ka shfrytëzuar për korrupsion. Ai ka zhvendosur paratë e kompanive publike në ATV për qëllime korruptive. Dodik ka rritur fondet për ATV-në në vitet e fundit dhe është angazhuar në kampanja të dëmshme në media sociale përmes ATV duke publikuar përmbajtje që i avancojnë qëllimet e tij personale dhe politike”, thuhet në komunikatë. / gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë