Loading…

“Thesaurus”, QSPA sjell librin për veprën e Jeronim De Radës

  • 31/03/2021 | 23:00

“Thesaurus”, QSPA sjell librin për veprën e Jeronim De Radës

Kolana e botimeve “Thesaurus” e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) hapet me librin “Vepra historiko – filologjike dhe publicistike të De Radës”, e kuruar nga Profesor Jup Kastrati, me 905 faqe.


Ky libër është një përmbledhje e shkrimeve me karakter filologjik dhe historik të Jeronim De Radës, të shkruara në italisht në organe të ndryshme të kohës, të sjella në shqip nga studiuesi Kastrati, i cili me akribi të thellë shkencore e ka pajisur veprën me një bibliografi të pasur të De Radës dhe mbi De Radën.

Vepra plotësuar edhe me dokumente autentike të Kastratit që vërtetojnë zanafillat e punës së tij rreth 60-vjeçare mbi këtë figurë emblemë të kulturës arbëreshe. Kjo vepër, gjithashtu bën pjesë në nënkolanën “In memoriam” të autorëve që nuk janë më në jetë, punën e të cilëve do e risjellë për publikun QSPA gjatë viteve.

Kolana “Thesaurus” është një projekt i QSPA-së, i cili mëton të realizojë ruajtjen e trashëgimisë së universit arbëresh të shkruar ndër shekuj.

Librin e plotë mund ta gjeni këtu: http://qspa.gov.al/botime/ / GazetaMetro

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë