Loading…
Thethi, fshati me grykë, kanion e ujëvara që patjetër duhet ta vizitoni
  • 12/07/2019 | 18:22

Thethi, fshati me grykë, kanion e ujëvara që patjetër duhet ta vizitoni

17 kilometra larg nga qyteti i Shkodrës, i rethuar nga tre malet Radohima, Sheniku e Papluku, e ma lartësi mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një prej zonave më të veçanta të Alpeve, shkruan Gazeta Metro.


Thethi është një fshatë i pasur me bukuri të rralla natyrore, të cilat e kanë bërë një bazë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Pasuritë tjera të kësaj zone, janë të lidhura së bashku edhe me trashëgimi kulturore dhe historike të banorëve vendas, të cilët njihen për mikpritje dhe besnikëri.

”Po t’u biesh në besë, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të ndihesh më i sigurt”, kishte thënë për këta banorë Dr. Franc Nopca.

Resurset natyrore të thethit i dallon çdo vizitor, sa lë Grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit që është rreth 2 km i gjatë, 40 deri 60 m i thellë dhe vetëm 2 deri në 3 m i gjerë.

E përveç këtij kanioni të mrekullueshëm, në Theth gjenden edhenjë numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve dhe gjeografëve, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri e sifone, janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës.

E veçantë tjetër e kësaj zone është edhe Ujëvara e Thethit me lartëi 25 metra, e cila bashkë me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formon një prej vendeve më interesante për t’u vizituar./gazetametro.net

 
 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë