Loading…

Thiago Alcantara deklarohet kundër VAR: Jep edhe arsyet e tij

  • 18/07/2019 | 20:03

Thiago Alcantara deklarohet kundër VAR: Jep edhe arsyet e tij

Ylli i Bayern Munich, Thiago Alcantara, është deklaruar kundër teknologjisë VAR në futboll, transmeton Gazeta Metro.


Aplikimi i VAR në futboll ka bërë revolucion në mënyrën e të arbitruarit në secilën ndeshje futbolli.

Shumë gabime janë eliminuar, por për disa, teknologjia largon shumë emocione nga fusha dhe publiku. Një nga ata që është kundër kësaj teknologjie në futboll është edhe ylli i Bayern Munich, Thiago Alcantara.

“Unë jam romantik i futbollit, më pëlqen pjesa e ‘ligësisë’, pa të nuk do të ishte një pjesë e madhe e historisë që kanë ndodhur në futboll. Mendoj se teknologjia sjell drejtësi, por heq esencën e lojës” ka thënë Thiago, transmeton lajmi.net.

“Herën e parë që feston golin, je paksa i pavendosur, shikon tek gjyqtari nëse ka aprovuar golin apo ka duart tek veshi. Futbolli ka humbur emocionin e tij” ka thënë tutje spanjolli.

Përveç Thiago Alcantara, edhe trajnerët e Premierligës ishin shumica kundër VAR, fakt që bëri që liga angleze të luhej pa teknologji sezonin e kaluar, ku gjithashtu pati disa gabime trashanike nga gjyqtarët.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë