Loading…

‘Thika mbi harta’: Kurti thotë tani se po humbim shtetësinë me heqjen e reciprocitetit

  • 06/06/2020 | 15:13

‘Thika mbi harta’: Kurti thotë tani se po humbim shtetësinë me heqjen e reciprocitetit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po vazhdon me deklaratat e tij se Qeveria e re me vendimet e saj po e humb Kosovën, ani pse ky i fundit nuk ofron kurrë ndonjë fakt në lidhje me këtë çështje, shkruan Gazeta Metro.


Kurti tani ka reaguar përsëri për heqjen e reciprocitetit nga Qeveria Hoti, tani përmes Twitterit ka shkruar se Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog.

Ish-kryeministri që u dorëzuar pas 51 ditëve nga pushteti, po thotë se mohimi i reciprocitetit është mohim i pavarësisë së Kosovës.

“Kosova nuk ka qenë asnjëherë pengesë në dialog dhe kjo është dëshmuar me heqjen e taksës prej 100 për qind”, ka shkruar ai.

“Mohimi i kësaj nënkupton mohim të deklaratës sonë të pavarësisë si shtet sovran, të cilën asnjë lider në Kosovë nuk ka të drejtë ta bëjë”, ka shkruar Kurti.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë