Loading…

Thirret Kuvend i jashtëzakonshëm i LDK’së në Podujevë: Veliu me akuza ndaj Abdixhikut

  • 29/01/2022 | 12:00

Thirret Kuvend i jashtëzakonshëm i LDK’së në Podujevë: Veliu me akuza ndaj Abdixhikut

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka njoftuar se dega e LDK’së në Podujevë bashkë me kreun e partisë, Lumir Abdhixhiku, kanë thirrë mbrëmë një Kuvend të jashtëzakonshëm të degës së Podujevës, transmeton Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook, Veliu thotë se një kuvend i tillë është kundër statutit të LDK’së dhe i paligjshëm, prandaj potencon se nuk do të marrë pjesë.

“Duke qenë se kuvendi i sotëm është kundërstatutar dhe i paligjshëm, të dashur veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së, ju njoftoj se nuk do të marr pjesë në një farsë të tillë, ku do të tentohet të kontrabandohet një kryetar i ri, që nuk është as pjesë e strukturave të degës sonë”, ka shkruar Veliu.

Agim Veliu thotë se një veprim i tillë nga Abixhiku dhe anëtarët e tjerë të degës së Podujevës do të çojë në shkatërrimin e atij që Veliu e quan “bastioni i fundit i LDK’së”.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë