Loading…
Thirrja e çuditshme e pilotit: Zonja dhe zotërinj sapo u goditëm nga rrufeja
  • 14/03/2019 | 14:11

Thirrja e çuditshme e pilotit: Zonja dhe zotërinj sapo u goditëm nga rrufeja

Një pilot kohë më parë kishte lajmëruar për goditjen e një rrufeje të aeroplanit të tij në një mënyrë shumë interesante dhe të drejtpërdrejt, çka i kishte shqetësuar shumë pasagjerët, me qetësinë e tij, teksa jepte lajmin për goditjen nga rrufeja, trasnmeton Gazeta Metro.


“Zonja dhe zotërinj, siç mund ta keni vënë re tashmë, avioni ynë u godit nga rrufeja”, kishte thënë piloti me qetësi.

Drita të forta dhe zhurma kumbuese që të tundin sa andej këtej kur ndodhesh disa mijëra metra në ajër do të bënin të dridhej edhe zemra e më gjakftohtit. Kështu, pasagjerët e fluturimit Amsterdam-Birmingam të “Boeing 737” u bënë dëshmitarë të goditjes plot 3 herë prej rrufeve të avionit të tyre, pak minuta para se të ulej me sukses në aeroportin e Birmingamit në Angli.

“Dëgjuam një zhurmë të fuqishme dhe pak lëkundje të lehta. Më pas dëgjuam një tjetër zhurmë dhe pak sekonda pas saj, një tjetër. U trembëm që të gjithë dhe kërkonim të dinim se çfarë po ndodhte”, kishte thënë një pasagjer i avionit./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë