Loading…

Thirrja e Haradinajt që shqiptarët të votojnë për Gjukanoviqin, ‘trazon’ politikën në Mal të Zi

  • 11/04/2018 | 22:05

Thirrja e Haradinajt që shqiptarët të votojnë për Gjukanoviqin, ‘trazon’ politikën në Mal të Zi

Kandidati për president të Malit të Zi, Marko Milaçiq, i është kundërpërgjigjur deklaratave të mbrëmshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se shqiptarët në Mal të Zi duhet të përkrahin kandidaturën e Milo Gjukanoviq.


“Ramush Haradinaj, ish-udhëheqësi i Ushrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ballafaqohet me akuza për krime të kryera ndaj serbëve, duhet t’i mbajë duart larg Malit të Zi. Ti dhe vëllau juaj merreni me vete në Prishtinë strukturën mendore kriminogjene dhe të kaluarës së errët”, thuhet në letrën e Milaçiq, kandidatit proserb i cili është edhe kundër hyrjes së Malit të Zi në NATO, transmeton Lajmi.net.

Milaçiq njihet edhe si kundërshtues i Pavarësisë së Kosovës, me deklaratat e tij që ai në të ardhmen nuk do ta njeh Kosovën, madje ai para pak ditësh kishte deklaruar se nëse zgjedhet president i Malit të Zi, do të tërheq krejtësisht njohjen që shteti i tij i ka bërë Kosovës.

Megjithatë sondazhet e fundit e nxjerrin fitues absolut kandidatin Millo Gjukanoviq në zgjedhjet presidenciale që mbahen të dielën në Mal të Zi.

Haradinaj mbrëmë për herë të dytë brenda pak ditësh ju ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të votojnë për Gjukanoviqin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë