Loading…

Thirrjet e Kurtit për ta votuar Biden: Kështu e arsyeton Rexhep Selimi shefin e tij

  • 22/10/2020 | 23:27

Thirrjet e Kurtit për ta votuar Biden: Kështu e arsyeton Rexhep Selimi shefin e tij

Ditë më parë në Kosovë ndodhi një praktikë jo fort e njohur. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, publikisht doli kundër administratës Trump, duke e përkrahur Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Për këtë, Rexhep Selimi i kësaj partie thotë se e bëri si kryetari i një subjekti politik, e jo nga ndonjë pozitë shtetërore, shkruan Gazeta Metro.


Selimi në Rubikon ka thënë se Kurti me këtë qëndrim nuk e rreshton Kosovën si mbështetëse ose kundërshtuese për kandidatët atje.

“Nëse kishte me qenë në pozitë publike shtetërore nuk do ta bënte, por e ka bërë si kryetar i partisë politike më të madhe në Kosovë. Por nuk e rreshton Kosovën si shtet në mbështetje ose kundërshtim për kandidatët atje, se nuk është as kryeministër e as president, por si kryetar partie dhe kështu e ka shprehur qëndrimin e vet”, tha ai, përcjell Gazeta Metro.

Ndërkaq tutje dha edhe një vlerësim interesant, ku sipas tij gjysma e amerikanëve mendojnë se duhet të fitojë Joe Biden.

“Ne po mendojmë si gjysma e Amerikës që mendojnë se duhen ta kenë udhëheqjen e Joe Biden”, tha Selimi.

Kujtojmë se Kurti u kritikua shumë për veprimet e tij duke marrë anë në këto zgjedhje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë