Loading…
Thirrjet e shteteve të QUINT’it për luftim të korrupsionit, në vesh të shurdhër
  • 19/08/2019 | 08:23

Thirrjet e shteteve të QUINT’it për luftim të korrupsionit, në vesh të shurdhër

Njohës të çështjeve ligjore e politike në vend thonë se Kosova do të dëmtohet e do të sanksionohet nga shtetet tjera për shkak të mosluftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Sinjalet e ndërkombëtarëve për mospërkrahjen e Kosovës.

Pas Britanisë së Madhe, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditëve të fundit është larguar nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës e kjo për shkak se në krye të saj është zgjedhur para disa muajve Naser Shala, ish-komandant i UÇK-së, i cili është vlerësuar si i pakualifikuar për këtë pozitë.

Largimi i këtyre dy ambasadave nga kjo agjenci ka shfaqur pakënaqësi edhe të ambasadat tjera në vend.

E për këto veprime njohës të çështjeve ligjore e politike në vend thonë se Kosova do të dëmtohet e do të sanksionohet nga shtetet tjera. Sipas tyre, për shkak të mosluftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit ndërkombëtarët po japin sinjale se nuk do ta përkrahin Kosovën.

E këta të fundit po ashtu kanë kritikuar shumë edhe institucionet e drejtësisë në vend, të cilat sipas tyre nuk i kanë marrë seriozisht thirrjet e ndërkombëtarëve, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Derisa ambasadat e huaja tashmë kanë filluar të marrin masa për shkak të pakënaqësive të tyre, ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, është shprehur i kënaqur me punën që ka bërë kjo ministri në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit në vend..

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë