Thomas Strakosha ka konfirmuar se do të largohet nga Lazio pas përfundimit të sezonit.
Portieri shqiptar përmes një postimi në “Instagram”, zbuloi se po largohet nga skuadra italiane pas 10 vjetësh.
27-vjeçari mes tjerash tha se Lazio gjithmonë do të mbetet në zemrën e tij.
View this post on Instagram
“Ka ardhur koha t’i them lamtumirë Lazios pas 10 vjetësh të bukura intensive, plot gëzim dhe trofe. Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës që kam pasur nga Primavera deri në ekipin e parë, trajnerët së bashku me stafin, klubi dhe të gjithë tifozët e mrekullueshëm që na kanë dhënë gjithmonë mbështetje …. FALEMINDERIT LAZIO. TI GJITHMONË DO TË QËNDROSH NË ZEMËR TIME. TË UROJ FAT TË MIRË”, ka shkruar reprezentuesi i Shqipërisë.
Strakosha do të largohet si lojtar i lirë nga Lazio, teksa raportohet se është afër për të kompletuar transferimin e tij te Fulhami.