Sipas një raporti të medias serbe Kossev para lagjes së boshnjakëve janë mbledhur rreth 100 qytetarë afër hyrjes së lagjes së Boshnjakëve dhe shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut. Sipas raportit të tyre disa prej qytetarëve të mbledhur janë të maskuar, transmeton Gazeta Metro.
Portali serb i lajmeve Kossev ka raportuar se prani e shtuar e njësive të policisë së Kosovës është vërejtur tek lagjet me popullatë të përzier etnike, kryesisht shqiptare. Policët po patrullojnë tek lagjja e boshnjakëve dhe tre rrokaqiejt.
Sipas Kossev situata tani është e qetë por janë vërejtur edhe patrullime të EULEX.
Të mërkurën në lagjen e Boshnjakëve ka pasur incidente të shpërthimit të shok bombave në mbrëmje. Një ditë më parë personeli i KQZ dhe policisë kishin tentuar që të hapin zyrat për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri por nuk ishte e mundur për shkak të protestave të qytetarëve në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potok./gazetametro.net