Loading…

Thuhet se Pique u bë pishman që u nda me Shakiran, u përpoq të rikthehej me të

  • 24/01/2023 | 14:15

Thuhet se Pique u bë pishman që u nda me Shakiran, u përpoq të rikthehej me të

Thuhet se ish-futbollisti, Gerard Pique u pendua që u nda me Shakirën dhe u përpoq me dëshpërim ta rifitonte atë.


Ish- ylli i Barcelonës thuhet se ishte përpjekur të rikthehej me këngëtaren një muaj pas ndarjes së tyre.

Teksa ylli kolumbian i popit refuzoi të rikthehej, ai filloi jetën e tij të re me 23-vjeçaren Clara Chia Marti.

Pretendimi vjen nga gazetari spanjoll i Univision, Jordi Martin, i cituar nga burime të afërta me Shakira, raporton Marca.

Gazetari pretendon se burime pranë yllit thanë se futbollisti vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre në prill të vitit të kaluar.

Por një muaj pasi u largua nga shtëpia e familjes, ai u rikthye tek këngëtarja duke i kërkuar që të harronte gjithçka dhe të ktheheshin sërish bashkë.

“Pique u pendua që la Shakira dhe vendosi të provojë përsëri me të”, tha ai.

Dhe Pique nuk humbi kohë duke ecur përpara pasi filloi të takohej me studenten e PR, Clara Chia Marti.

“Nga të afërmit e Shakirës më thonë se prillin e kaluar i dhanë fund lidhjes. Një muaj më vonë ai u pendua dhe u kthye në shtëpi, por nuk funksionoi dhe ata vendosën të ndaheshin plotësisht. Clara tashmë ekzistonte deri atëherë”, tha gazetari.

Ai pohoi gjithashtu se ylli kolumbian i popit, e cila e kishte falur Piquen në të kaluarën, nuk e bëri atë këtë herë pasi e dinte se Clara “nuk ishte thjesht një tjetër”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë