Loading…

Thyen ligjin disa herë, kosovari dëbohet nga Zvicra

  • 30/11/2016 | 08:41

Thyen ligjin disa herë, kosovari dëbohet nga Zvicra

 Një kosovar që sot është 40 vjeç kishte ardhur në Zvicër në moshën 17 vjeçare në kuadër të bashkimit familjar. Nga viti 2003 ai kishte marrë lejen e qëndrimit të përhershëm (Viza C).

Ndërkohë është martuar dhe sot ka dy fëmijë. Qysh në moshën 19 vjeçare ai ka rënë në konflikt me ligjin, shkruan aargauerzeitung.ch.

Fillimisht bëhej fjalë për veprën penale në komunikacion dhe përleshje ndërsa me kohë ka filluar të përfshihet edhe në akte falimentimi, keqpërdorime financiare dhe sërish vepra penale në komunikacion. Të gjitha këto e përballën kosovarin me ligjin dhe me gjykime të ulëta.

Por, në maj 2014 Gjykata e Qarkut në Lenzburg i shqiptoi atij dënimin  prej 30 muajsh burgim për vjedhje të rëndë me banda, për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe delikte tjera, transmeton albinfo.ch. Në janar të vitit 2015 ai u dënua edhe një herë për ndihmesë në vjedhje dhe shkaktim dëmesh materiale me pesë muaj burg.

Pas gjithë kësaj, meqë ai tashmë kishte pasur një paralajmërim, Zyra Kantonale për Migracion ia shqiptoi vendimin për dëbim nga Zvicra. Fillimisht ajo ia hoqi lejen e qëndrimit dhe ia shqiptoi vendimin që pas vuajtjes së dënimit të lëshojë vendin.

Së fundi kosovarit i dështoi edhe mjeti i fundit juridik, ankesa që ai e drejtoi në Gjykatën Federale. Kjo e fundit e hodhi poshtë ankesën me arsyetimin se “interesi publik për dëbimin e tij, marrë parasysh peshën në rritje të delikteve, është i madh, përcjell albinfo.ch.

Fakti se ai për më shumë se 20 vjet ka jetuar në Zvicër dhe këtu ka familjen, nuk ndryshon asgjë në këtë punë. Së paku gruaja, e cila po ashtu vjen nga Kosova, por edhe djali i vogël, munden të përshtaten me jetën në Kosovë. Por, ata mund edhe të jetojnë në Zvicër, me leje qëndrimi të përhershëm ndaras nga kryefamiljari”, përfundon arsyetimi i gjykatës.

Të tjera
...

  • 25/10/2021 | 08:41
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë