Loading…

Thyhet një lokal në Malishevë, malli i vjedhur vlen mijëra euro

  • 03/02/2021 | 11:22

Thyhet një lokal në Malishevë, malli i vjedhur vlen mijëra euro

Një lokal në rrugën “Hamdi Berisha” në Malishevë ka qenë cak i hajnave rreth orës 4 të mëngjesit të së martës.


Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se disa persona të panjohur ishin futur me forcë në lokal dhe nga aty kanë arritur të vjedhin kompjuterë dhe monitorë.

Vlera e mallit të vjedhur, sipas këtyre burimeve, është rreth 4 mijë e 200 euro.

Policia ende nuk ka dhënë versionin e saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë