Loading…

‘Ti je shumë i vogël, shkurtabiq’ – Gonzalez zbulon bisedën që kishte pasur me Messin

  • 23/05/2020 | 22:00

‘Ti je shumë i vogël, shkurtabiq’ – Gonzalez zbulon bisedën që kishte pasur me Messin

Ish mbrojtësi i Espanyolit, Alvaro Gonzalez, ka zbuluar një bisedë që kishte pasur me Lionel Messin gjatë kohës sa po zhvillohej ndeshja, transmeton Gazeta Metro.


Pavarësisht se Barcelona është larg skuadër më e mirë se Espanyoli, ndeshjet mes këtyre dy skuadrave lokale janë mjaft interesante dhe shpeshherë tensionuese.

Ish mbrojtësi i Espanyolit, Alvaro Gonzalez, ka zbuluar një bisedë të shkurtë që kishte pasur me yllin e Barcelonës, Lionel Messin, gjatë një ndeshje.

“Është një anekdotë mjaft qesharake. Ishte një periudhë kur ne i kishim tre derbi radhazi mes Espanyolit dhe Barcelonës. Ato ishin ndeshje me intensitet të lartë” – tha fillimisht mbrojtësi spanjoll për ‘RMC Sport‘.

“Ne e tallnim njëri-tjetrin vazhdimisht dhe unë i thashë atij: Ti je shumë i vogël, shkurtabiq. Ai më shikoi dhe m’u përgjigj: Ti, ti je shumë i dobët në futboll. Unë e thashë fjalën e fundit dhe i thashë: Po, të dy kemi të drejtë. Ne qeshëm bashkë dhe kjo histori solli shumë të qeshura në Spanjë” – ka deklaruar Gonzalez.

Ndryshe, Alvaro Gonzalez momentalisht është i huazuar te Marseille nga Villarreal dhe skuadra franceze ka të drejtë të shfrytëzojë opsionin e blerjes së 30 vjeçarit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë