Loading…

Tifozët e Norwich të zhgënjyer me Rashicën, kërkojnë shitjen e menjëhershme të tij

  • 13/08/2022 | 19:51

Tifozët e Norwich të zhgënjyer me Rashicën, kërkojnë shitjen e menjëhershme të tij

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica nuk është duke kaluar aspak momente të mira me skuadrën e Norwich Cityt. Ai në ndeshjen e sotme kundër Hull Cityt luajti vetëm 58 minuta dhe nuk tregoi pothuajse asgjë. Dhe, menjëherë kanë filluar edhe reagimet e tifozëve të klubit, transmeton Gazeta Metro.


Milot Rashica nuk po ambientohet assesi në kampionatin anglez, pasi nuk pati sezon të mirë vitin e kaluar në Premier League as në Championship nuk është në formën e tij më të mirë.

Kujtojmë që edicionin e kaluar në elitën e futbollit anglez ai në 31 ndeshje me 2 mijë e 237 minuta në fushë shënoi vetëm një gol dhe dhuroi dy asistime. Goli i shënuar kishte qenë ndaj Liverpool në humbjen me rezultat 3-1, ndërsa edhe topi ishte devijuar nga Joel Matip.

Tifozët anglezë janë të famshëm për mos durimin e tyre dhe kështu janë duke e shprehur edhe te ish-lojtari i Werder Bremen. Në reagimet e disa prej tyre në Twitter kërkohet shitja e menjëhershme e kosovarit.

Duhet theksuar se, përveç Milot Rashicës ata nuk janë të kënaqur as me pjesën tjetër të lojtarëve të klubit.

26-vjeçari kosovar në 58 minuta aq sa u paraqit sot në humbjen me rezultat 2-1 ndaj Hull Cityt si mysafir, u vlerësua nga SofaScore me notën 6.5.

Më dobët se Rashica u vlerësuan vetëm portieri, Tim Krul dhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Max Aarons. Ky i fundit bëri një gabim trashanik në golin e parë të pësuar.

Norwich City me këtë humbje është futur në krizë të thellë të rezultateve dhe nga tre xhirot e para ka arritur vetëm një pikë dhe është në pozitën e fundit në tabel. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë