Loading…

Tifozët holandezë përplasen me policinë shqiptare

  • 24/05/2022 | 23:12

Tifozët holandezë përplasen me policinë shqiptare

Tifozët holandezë të grupuar në zona të ndryshme të Tiranës janë përplasur me policinë në mënyrë të dhunshme.


Në ndihme të policisë vendore, po ndërhyjnë grupe të FNSH, ndërsa një grup i tyre po lëvizin drejt sheshit “Skënderbej”.

Një pjesë e tifozëve janë në Rrugën e Elbasanit. Policia apo mundohet që t’i shtyjë që të mos krijohen incidente mes tifozëve.

Një tjetër situatë e rëndë përplasjeje është te ura e Drejtorisë së Tiranës, ku një grupim po kundërshton forcat e policisë Ata kanë lënduar edhe një polic me sende të forta.

Rreth 200 tifozë holandezë të pajisur me shkopinj e gurë, po përplasen me policinë, tek rruga “Mustafa Matohiti”.

Si pasojë e përplasjes një polic ka mbetur i dëmtuar. Grupi i tifozëve holandezë ishte nisur drejt stadiumit aty ku janë edhe tifozët e Romës, ndërsa policia ka ndërhyrë duke neutralizuar situatën.

Tjetër përplasje po ndodh tek Pallati me Shigjeta. Policia ka bllokuar qarkullimin në këtë anë të Unazës.

Deri më tani janë shoqëruar në polici 8 shtetas holandezë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë