Kapiteni i Senegalit, Kalidou Koulibaly, në ndeshjen e fundit të grupeve të Kupës së Botës ndaj Ekuadorit sot mbante një shirit të veçantë në krah me numrin 19, i cili kishte të bënte për të nderuar të ndjerin, Papa Bouba Diop, transmeton Gazeta Metro.
Papa Bouba Diop konsiderohet një ndër futbollistët më të mirë në histori të Senegalit, derisa ndërroi jetë tragjikisht në nëntor 2020 në moshën 42-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të gjatë.
Gjithashtu edhe tifozët e Senegalit u fotografuan duke i bërë homazhe në dy vjetorin e vdekjes së Diopit, me një baner që thoshte: ”Luani i vërtetë nuk vdes kurrë”.
Senegal fans pay tribute to Papa Bouba Diop on the two-year anniversary of his death 💚 pic.twitter.com/xay8DOWSMN
— B/R Football (@brfootball) November 29, 2022
Një numër i tifozëve të kombëtares afrikane kishin edhe numrin 19 në shpinë, numrin që Diop mbante për vendin e tij.
Ndryshe, Senegali triumfoi me rezultat 1-2 në një ndeshje shumë interesante përballë Ekuadorit. Golat e Ismaila Sarr (44′) dhe Kalidou Koulibaly (70′) në fund i siguruan vendin e dytë në grupin A.
Tani, në fazën tjetër Senegali do të takohet me Anglinë më 4 dhjetor me fillim nga ora 20:00. /gazetametro.net
Gone but never forgotten.
Rest In Peace, Papa Bouba Diop ❤️ 🇸🇳 pic.twitter.com/OF8jybAJBm
— CAF (@CAF_Online) November 29, 2022