Manchester United ka refuzuar transferimin e futbollistit austriak Marko Arnautovic, ky incidenti racist i tij me Ezgjan Alioskin të cilit i shau nënën shqiptare luajti rol sipas raporteve të fundit, transmeton Gazeta Metro.
Gazetarja e portalit të njohur sportiv anglez The Athletic, Laurie Whitwell, ka raportuar se Manchester United është tërhequr nga transferimi i futbollistit austriak me prejardhje serbe Marko Arnautovic nga Bologna.
Excl: Manchester United pull out of Marko Arnautovic pursuit.
Bologna pricing player out of low-cost bracket + complaints from fans seen as contributing factors.
Onto other attacking targets now.
Adrien Rabiot moving closer in €20m deal.#MUFC https://t.co/3yLfgJDq5I
— Laurie Whitwell (@lauriewhitwell) August 9, 2022
Tifozët dhe publiku sportiv e cilësuan si një transferim i keq ky, për shkak të çmimit të lartë prej 20 milionë eurosh dhe karakterit ekscentrik të tij.
Bologna e kishte blerë atë nga një klub kinez Shanghai Port për 3 milionë euro ku kishte shkuar pas dy sezonesh në West Ham United në Premier League.
Një tjetër tipar që e ka ndjekur Arnautovic gjatë gjithë karrierës premtuese fillimisht ishte temperamenti i papërmbajtur dhe karakteri jo profesional.
Këto shpërthime e kanë dëmtuar Arnautovic dhe një i tillë i kishte ndodhur në ndeshjen me kombëtaren e Austrisë kundër Maqedonisë së Veriut në kampionatin europian Euro 2020, ku e kishte sharë ‘nënën shqiptare’ futbollistit të kombëtares Ezgjan Alioski.
Ai ishte ndëshkuar nga UEFA dhe kishte kërkuar falje publikisht futbollistit dhe të tjerëve në maqedonisht dhe në shqip.
Tifozët tërë ditën e djeshme i kanë kujtuar incidentin klubit anglez në rrjete sociale duke e kritikuar se si kanë mundur të anashkalojnë këtë fakt.
Ferguson used to call old managers, friends and even old teachers to determine the character of his players. How have Utd’s crack recruitment team missed that Arnautovic is a rabid racist when all it took was a Google search?
— Pilib De Brún (Phil Brown) (@Malachians) August 7, 2022
Disa kanë pretenduar se një tifozi me prejardhje maqedonase Michael Damevski vet klubi anglez i ka konfirmuar se ky incident me Alioski kishte luajtur rol në anulimin e transferit të mundshëm në United./gazetametro.net
Michael Damevski, who is of North Macedonian descent, wrote to #mufc to question how signing Marko Arnautović would correspond to the club’s zero tolerance approach to racism. A club staff member replied to say Damevski’s concerns had been noted #mulive [@lauriewhitwell]
— utdreport (@utdreport) August 9, 2022