Gazetari italian, Gianluca Di Marzio njihet si njëri ndër burimet më kredibile në futbollin italian.
Gazetari i “SkySport.it”, Gianluca Di Marzio ishte duke shkuar në “Stadio Olimpiko” natën e mbrëmshme ku rrugës takoi disa tifozë zviceranë, transemton lajmi.net.
Di Marzio ishte duket bërë video me telefonin e tij kur u pyet nga tifozët për Granit Xhakën.
“Xhaka në Roma a ka përfunduar, ka përfunduar hë?”, iu drejtua tifozi.
“Ka përfunduar, por edhe për këtë veshje gjithashtu”, ia ktheu me shaka Di Marzio.
“A do të ma jepni këtë veshje si huazim? A do ma jepni këtë kostum si pagesë?”, tha italiani.
“Vetëm si huazim, vetëm si huazim i thjeshtë”, përfundoi tifozi.
Xhaka është afër të transferohet tek Roma, dhe sipas Di Marzios, marrëveshja është afër dhe gjithçka do bëhet zyrtare pas Kampionatit Evropian.