Loading…

Tifozi i Manchester United shkarkohet nga puna, pasi bëri foto me Mahrezin e Cityt

  • 01/07/2020 | 23:45

Tifozi i Manchester United shkarkohet nga puna, pasi bëri foto me Mahrezin e Cityt

Një tifozit të Manchester Unitedit një ‘selfie’ e bërë me Riyad Mahrezin i ka kushtuar me largim nga puna, transmeton Gazeta Metro.


Craig Williams është larguar nga puna pasi ka bërë një foto me yllin e skuadrës rivale të Unitedit, Riyad Mahrezin e Manchester Cityt.

37 vjeçari i cili punonte në kompaninë ‘PJ Livesey Group’ është larguar nga puna me arsyetimin se ka thyer rregullat e distancimit social, shkruan ‘The Sun’

Williams, i cili punonte në kompaninë që merret me ndërtimin e objekteve dhe shtëpive luksoze, këtë foto e kishte bërë gjatë kohës sa ai ishte në punë.

Craig Williams, i cili njihet edhe si tifoz i Manchester Unitedit ka thënë se këtë foto e kishte bërë për një shok të tij, i cili është tifoz i Manchester Cityt. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë