Ivana Knoll e njohur nga kampionati botëror i 2018’së isht enë Miami për garën e Formula 1 ku ja doli që gjatë transmetimit direkt të habiste kameramanin e Sky Sports që harroi se ishte në transmetim të drejtpërdrejtë dhe e ndiqte pas atë duke shpërfilllur gazetarët, transmeton Gazeta Metro.
Knoll po ecte e veshur me rroba zbuluese nëpër zonën teknike para se të niste gara dhe kjo e habiti kameramanin që po xhironte komentatorët e Sky Sports të cilët i harroi për ca sekonda. Mjaft për t’u vërejtur e ngacmuar në rrjete sociale.
Knoll i habiti dhe mekanikët në ekipet e F1 që shihen se lënë anash pajisjet dhe punën për të admiruar atë duke kaluar pranë tyre.
Knoll u bë e njohur si tifoze e futbollit në kampionatin e 2018’së dhe më pas katër vite më vonë ishte aty gjithashtu për të ndjekur kombëtaren kroate. Ajo ka mbledhur miliona fansa në rrjete sociale tashmë./gazetametro.net
Camera man got a little distracted but he finished strong pic.twitter.com/5ELYbDzYkB
— Barstool Sports (@barstoolsports) May 2, 2026