Loading…

‘Tiki’ tregon arsyet e largimit nga Feronikeli dhe transferimit te Llapi

  • 28/01/2020 | 19:52

‘Tiki’ tregon arsyet e largimit nga Feronikeli dhe transferimit te Llapi

Mesfushori i njohur, Albutrint Morina, sot zyrtarisht u transferua dhe prezantua te skuadra e Llapit, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, KF Llapi ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje transferimin me mesfushorin, i cili në dy edicionet e fundit ishte pjesë e Feronikelit.

Mesfushori i cili mund të luajë si ofanziv dhe defanziv, në një bisedë për Gazeta Metro ka treguar arsyet pse zgjodhi transferimin te llapjanët.

“Aryset janë të shumta. Duke parë situatën e krijuar te Feronikeli, mendoj që vendimi më i mirë i mundshëm ishte transferimi te Llapi, pavarësisht se kisha edhe katër oferta tjera. Por, besimi nga drejtuesit e Llapit me bëri të nënshkruajë me ta” – tha Morina.

“Pritshmeritë janë gjithmonë të larta, pasi që Llapi ka skuadër të mirë e stabile dh enuk e meritojnë këtë vend ku janë momentalisht” – deklaroj ‘Tiki’ për Metron.

Ndryshe, Llapi stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e shtatë me 24 pikë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë