Loading…

Time shpall Taylor Swiftin si person të vitit

  • 06/12/2023 | 16:26

Time shpall Taylor Swiftin si person të vitit

A ka përfunduar viti i Taylor Swiftit? Ende jo.


Revista Time e ka shpallur këngëtaren si personin e vitit, një javë pasi platforma Spotify ka njoftuar se muzika e saj është më e dëgjuara në aplikacion.

Swift është nxjerrë prej një liste të finalistëve, përfshirë Barbie-n, mbretin Charles III, dhe shefin e kompanisë OpenAi, Sam Altman.

“Teksa popullariteti i saj është rritur ndër dekada, ky është viti që Swift, 33-vjeçare, ka arritur një shpërthim të llojit bërthamor: përmes artit dhe tregtisë, ka arritur të lëshojë energji me forcë historike”, ka thënë Time në njoftim.

Gjatë këtij viti, ajo është përmendur vazhdimisht për suksesin e turneut të saj Eras, për lansimin e albumit ‘1989’ dhe lidhjes me Travis Kelce. Karriera e saj është bërë temë edhe nëpër disa kolegje në Shtetet e Bashkuara.

Vitin e kaluar, kjo revistë e pati shpallur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky si person të vitit. /REL/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë