Sot zhvillohen pesë ndeshje në ligën kryesore të Shqipërisë, fokusi mbetet te KF Tirana dhe Partizani, të dyja synojnë vendin e parë, shkruan Gazeta Metro.
Dy skuadrat ndajnë pikë të barabarta nga 64 pikë, por në krye të tabelës aktuale kryeson Partizani.
Tani që po i afrohemi fundit të sezonit, është shumë e rëndësishme të grumbullohen sa më shumë pikë dhe të shprehet qëndrueshmëri nga ekipet në tabelë.
Të gjitha ndeshjet e sotme nisin në orën 16:00, ku Partizani do të përballet me skuadrën e Teutës që aktualisht është në vendin e 4-të, ndërsa KF Tirana përballet me Erzenin në vendin e 8-të./gazetametro.net