Loading…

Tirana me çmimet më të ‘kripura’ në rajon, Prishtina më e lira

  • 12/08/2022 | 10:04

Tirana me çmimet më të ‘kripura’ në rajon, Prishtina më e lira

Muaji gusht shënon kulmin e sezonit turistik në Evropë.


Pas dy viteve pandemi, ku lëvizjet ishin të kufizuara, fluksi këtë verë është shtuar kudo.

Edhe shumë shqiptarë kanë zgjedhur që këtë verë të udhëtojnë jashtë, e reflektuar kjo në shtimin e ndjeshëm të fluturimeve nga aeroporti i Rinasit.

Por, a e dini se cilat janë qytetet e Evropës ku ju kushton më shtrenjtë të konsumoni një vakt në restorant dhe ato më të lirat?

Numebeo, sistemi më i madh të të dhënave në botë, ka renditur shumë shtete në botë në Indeksin e Çmimeve të Restoranteve, dhe koston e një dreke në një restorant mesatar për dy persona (tre pjata), ku kemi përzgjedhur vetëm shtetet e Evropës.

Nëse do të shkoni në Zvicër duhet të merrni masat dhe të mbushni portofolin. Ky shtet ka dhe qytetet me restorantet më të shtrenjta në Europë. Një drekë për dy persona në Zug, apo Cyrih kushton 123 euro mesatarisht për dy persona.

Po ashtu në Gjenevë, Lozanë, apo Bazel sërish do ju duhen pak më shumë se 100 euro.Pas Zvicrës restorantet më të shtrenjta janë në qytetet e shteteve nordike.

Në Odense të Dannimarkës, apo Oslo të Norvegjisë sërish do ju duhen rreth 100 euro. Në Espoo, Finlandë dreka kushton po rreth 100 euro. E shtrenjtë është dhe Valletta në Maltë, ku do ju duhet të shpenzoni 100 euro.

Në Itali, më e shtrenjta është Milano, ku ju duhen 80 euro. Edhe në Zadar të Kroacisë kushton pak a shumë po aq. Në Francë, më shtrenjtë është në Nice, 73 euro, ndërsa në Paris 60 euro.n Në Gjermani dreka më e shtrenjtë është rreth 60 euro. Në Barecolunë ju mjaftojnë 55 euro.

Në Greqi, më e shtrenjta është Athina, me 50 euro, ndërsa në Selanik 40 euro.Më e lirë nga desinacionet e njohura turistike është Portugalia. Në Porto për një drekë janë të mjaftueshme 35 euro për dy persona, në Lisbonë deri në 45 euro, ndërsa në zona të tjera si Aivero 25 euro.

Turqia ka restorantet më të lira, nga 14 euro në Ankara në 22 euro në Stamboll.

Më të lira për të drekuar në Evropë mbeten vendet e Ballkanit. Tirana dhe Beogradi mbajnë rekordin nga kryeqytetet e Ballkanit për drekat më të shtrenjta me 34 euro secila.

Në Podgoricë mjaftojnë 25 euro, në Shkup 24 euro, po kaq dhe në Sarajevë. Më e lira në Ballkan është Prishtina, ku një drekë kushton mesatarisht 17 euro.

Dreka më e shtrenjtë në botë kushton në Hamilton, Bermuda, gati 150 euro. Më pas renditen qytetet e Zvicrës dhe ato të vendeve nordike, por nuk mbeten pas dhe shumë qytete në Shtetat e Bashkuara të Amerikës.

Në Santa Barbara në Kaliforni duken më shumë se 100 euro, në Nju Jork 87 euro. Australia, Kanadaja, Izraeli vijojnë në listën e shteteve në qytetet e të cilave duhet të shpenzosh më shumë për të konsumuar një vakt. Më të lira në botë restorantet që gjenden në Indi dhe Pakistan, ku dy persona mund të konsumojnë një vakt të plotë me 7-10 euro./Monitor

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë